Obama me truproje jashtetokesore! (Video)

Lajmi ka bërë bujë në mediat elektronike! Në pamjet e videos që do të shikoni në vijim, duket qartë se në një moment ndërsa presidenti amerikanë Barak Obama po bisedon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, kamera filmon një "alien"...! Ndoshta mund të jetë profili natyral i truprojës së Obamës, por në fakt pamjet të venë në dilemë!
 

Egjeli epizoda 13 (video)




Egjeli epizoda 13- www.shqipet.eu by Bareliaswe

Resul Sinani ne telash ne nje emision ne RTV21 hahah (VIDEO)

Gruaja e martuar me 5 burra të cilët janë vëllezër (Foto)

Rajo Verma është një 21-vjeçare indiane e cila ka 5 bashkëshortë, të cilët janë vëllezër me njëri-tjetrin. Amvisa ka dhe një fëmijë, por nuk e di se kush është babai sepse ajo fle me një burrë të ndryshëm çdo natë. “Në fillim ishte paksa e çuditshme, por unë nuk kam një të preferuar. I dua të gjithë njësoj”, shprehet gruaja indiane për ‘The Sun’. Vëllai i madh thotë: “E konsideroj Rajon si gruan time dhe fle me të, ashtu siç bëjnë edhe vëllezërit e mi.” Vetë Rajo nuk e ka problem këtë zakon: “Edhe nëna ime ka qenë e martuar me tre burra që ishin vëllezër, kështu që isha e përgatitur.Fle me radhë me secilin prej tyre. Marr më shumë vëmendje se shumica e grave të tjera që kanë vetëm një partner.”


Portieri sulmon dhe rikthehet në portë me…motor (video)

Na ka ndodhur të shohim jo rrallë portierë që hidhen në sulm në zonën kundërshtare, atëherë kur skuadra e tyre nuk ka se cfarë të humbasë. Ka patur raste kur këto dalje jo vetëm që kanë rezultuar të pasuksesshme, por edhe më keq akoma, skuadra është ndëshkuar me gol për shkak se në kuadrat nuk ka qenë mbrojtësi ekstrem. Në të tilla aventura tërheqja nga njëra zonë në tjetrën është pak e vështirë, sidomos kur topi i hedhur nga një goditje standarde bie në këmbët e kundërshtarëve, koha për t’u rikthyer në portë duhet të jetë sa më minimale. Mund të zgjedhësh vrapimin mes për mes fushës, ashtu siç bëri portieri i Manchester City, Hart në derbin ndaj United. Ai vrapon “si i cmendur” duke përshkuar thuajse të gjithë fushën dhe në fund me një frymë devijon goditjen e Rooney duke e shpëtuar skuadrën e tij nga goli i dytë.Por mund të ndodhë edhe që të rikthehesh në portë me motor, ashtu sic tregohet në videon e mëposhtme. Nga pamjet që qarkullojnë në Youtube shihet qartë se bëhet fjalë për një ndeshje amatore. Portieri zhvendoset në zonën kundërshtare në përpjekje për të shndërruar në gol një top të rihedhur në lojë nga një goditje këndi, ndërsa pas portës “armike” qendron i parkuar një motor. Topi përfundoi në këmbët e futbollistëve kundërshtarë, ndaj në jetë duhej vënë “plani B”…rikthimi në portë me motor.

A është goli më i bukur në 2013?

Një gol fantastik është shënuar në Kolumbi. Në ndeshjen mes skuadrave Deportivo Quito dhe Alianza Petrolera, futbollisti Fernando Patino ka shënuar gol me një volej të bukur nga largësia. Goditja e Patinos arriti shpejtësinë deri në 120 km në orë. Mediat nga Amerika e Jugut po e vlerësojnë këtë si një nga golat që do te garoj për golin me të bukur të vitit.

Gol më qesharak, vështirë që keni parë (Video)

Gazetarja e KTV Bjen ne Telashe me Mysafirin Shiko qka Ndodh ne Emision LIVE (Video)


Ndodhi edhe kjo, pula ndërpreu ndeshjen (video)

Ndeshja e xhiros së 38-të në ligën e dytë angleze (Championship) u ndërpre përkohësisht për një arsye mjaft të pazakonshme: pula kishte hyrë në fushën e stadiumit Ewood Park. Paraqitja e pulës në fushë zgjoi buzëqeshjen e futbollistëve, por edhe të publikut, kurse atë besohet se e lëshoi ndonjëri nga tifozët e Blackburnit në shenjë proteste për pronarët e klubit, kompanisë Venky’s. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në Ewood Park, duke pasur parasysh se ngjau edhe në duelin e vitit të kaluar mes Blackburnit dhe Wiganit. Dueli mes Blackburnit dhe Burnleyt përfundoi në barazim 1-1.

I zoti harron qenin jashtë ashensorit, ja cka i ndodh (VIDEO)

Një aventur e keqe për këtë qen në Rusi. I zoti merr ashensorin por harron qenin jashtë. Ashensori niset dhe qeni ngelet i varur në majë të derës së ashensorit. Është dashur ndihma e disa fqinjëve të cilët kanë prerë litarin me të cilin ishte lidhur qeni duke e shpëtuar atë. /albeu.com/

Ja, edhe Big Mama me ndryshe

Në suplementet e Tiranës u fol ditë më parë, duke u pasqyruar edhe me foto, natyrisht që me leje dhe dëshirën e këngëtares Big Mama, ku ajo shihej duke iu nënshtruar një liftingu për fytyrë dhe fryrjes së buzëve. E, në fakt, ja ku jua sjellim në këtë foto Big Mamën më ndryshe, ku vihen në pah sidomos buzët e zmadhuara. Kaq shumë duket më ndryshe, saqë disa e kishin komentuar këtë foto, duke pyetur nëse është vërtet këngëtarja Big Mama apo jo/albavipnews/

Lansohet në gusht -iPhone 5s

iMore ka mësuar se Apple është duke planifikuar lansimin e versionit të ri të iPhone, përkatësisht modelin iPhone 5S gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa gjenerata e re e tabletit iPad 5 dhe versioni minimal i tabletit, iPad Mini 2 mund të vijë gjatë muajit prill. Burimet e afërta me çështjen i kanë thënë faqes iMore se iPhone 5S do të ketë dizajn të ngjashëm me iPhone 5, ndërsa dallimi i vetëm do të jetë procesori më i avancuar dhe kamera e përmirësuar e pajisjes. Me iPhone 5S, edhe njëherë qëllimi është që të përmirësohet optika e versionit të ri të iPhone, duke përfshirë edhe kamerën, ndërsa materiali mbështjellës i telefonit do të mbetet i njëjtë.

Video e pabesueshme! Shikoni lëkundjet e tmerrshme të kullave nga goditja e tërmetit (VIDEO)

Sapo është bërë publike një video e regjistruar në momentin tërmetit tragjikë të Japonisë! Edhe pse nuk mundën të përballonin me sukses goditjen vdekjeprurëse të cunamit, Japonezët dinë të venë firmën e tyre si arkitektët më të mirë në botë! Këtë e vërtetojnë fare mirë me ndërtimet e tyre pasi se vendi i tyre goditet çdo ditë nga të paktën 6-8 tërmete. Në pamjet që do të ndiqni në videon, do të shikoni si si reagojnë kullat e arta në goditet e para të tërmetit shkatërrues të 9.0 ballëve. Madje do dëgjoni dhe pastër tingujt e kërcitjes së kolonave metalike. Për më shumë “mrekulli” arkitekturore në videon që vijon:

Ronaldo kundër Ronaldos, Reklama interesante..

Banco Espírito Santo (BES ) ka publikuar një reklamë interesant ku ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo garon me Cristiano Ronaldon. Po, mirë e lexuat, Ronaldo kundër Ronaldos. E titulluar ‘jep më të mirën tënde’, reklama tregon yllin portugez që kërkon ta japë maksimumin pikërisht duke garuar me veten e tij. Reklama kërkon nga klientët e bankës që të përdorin normat më të mira të kursimit.

Shiu pikon edhe brenda Kuvendit te Kosoves (Video)

Shiu pikon edhe brenda Kuvendit (Video) Prishtinë, 14 mars 2013 (Kosovapress) Në sallën e Kuvendit të Kosovës, e cila është ndarë për gazetarët, të enjten pikonte shi. Këto pamje që po shihni në video janë xhiruar gjatë ditës së enjte, kur edhe jashtë gjatë gjithë pasdites, nuk kanë pushuar të reshurat e shiut. /Kosovapress/

Momenti kur dallga prish një propozim romantik (VIDEO)

Edhe momentet më të bukura mund të prishen nga forca e natyrës. Matthew Hartman ishte ulur në gjunjë, duke i propozuar për martesë të dashurës së tij, Lis, kur një dallgë gjigande mori përpara çiftin. Ngjarja ndodhi në Laguna Beach në Kaliforni. Për fat, ajo e pranoi propozimin e tij. “Kërceva me shpejtësi dhe ashtu e lagur, thashë PO,” shkruan Lis. Edhe unaza u shpëtua dhe askush nuk u plagos.

I dashuri shqiptar vret Bleona Qeretin

Bleona nuk gënjen… Të gjitha çfarë ka thënë deri tani i ka bërë realitet. Premtoi një bashkëpunim me Timbaland dhe e bëri. Tha se do të mbante një tur të gjatë koncertesh në Shqipëri e më gjerë dhe ashtu ndodhi. Madje në përmbyllje të tij solli si të ftuar special në Tiranë grupin e famshëm në të gjithën botën, “Gipsy King”. Së fundmi është provuar që Bleona e kishte me gjithë mend edhe kur na tregonte për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “True Justice”, ku protagonist kryesor është aktori i njohur Steven Seagal. Këngëtarja shqiptare, është shfaqur si aktore përkrah legjendës amerikane të aksionit në rolin e një fallxhoreje. Bleona shfaqet dy herë gjatë serialit. Në një prej fragmenteve ajo është e dashura e një shqiptari, të cilit i thotë se “ne jemi raca më e bukur në botë”, ndërsa në skenën tjetër, Bleona i sheh fatin Steven Seagal. Fundi i këngëtares së njohur në film është tragjik, pasi ajo vritet nga i dashuri i saj. Përkundër rolit të vogël, Bleona e ka shfrytëzuar këtë rast për të folur shqip. Secili episod i serialit të quajtur “True Justice”, për nga tematika i ngjan një filmi të veçantë, ndërsa Bleona ka aktruar në serinë me titull “Violence of Action”

Burdushi me fallin e ti e cmendi Lorin(video)


Shikoni si u ndien VIP at shqiptar tek Burdushi falltori i njohur

BURDUSHIT i Deshton MAGJIA tek (Zanfina Ismajli) VIDEO



Ministresha Citaku smun e ndal te qeshurit (VIDEO)


Mbërrin Volkswagen Golf R7

Në sallonin e makinave të Frankfurtit i cili pritet të zvillohet në shtator të këtij viti Volkswagen do të zbulojë zyrtarisht Golfin e ri R 7. Drejtuesit e kompanisë deklarojnë se makina e re do të jetë golfi më i fuqishëm prodhuar ndonjëherë në historinë gati 40-vjeçare të modelit më të shitur të të gjitha kohërave. Çmimi i këtij modeli pritet të jetë rreth 38 mijë euro.

8-vjeçarja nget një Audi me 100 kilometra në orë (VIDEO)

Video ku një 8-vjeçare nget një makinë Audi me 100 km/h po bën xhiron e botës. Babai i saj i cili ndodhet në sediljen e pasagjerit nuk shqetësohet se mund tju ndodhë ndonjë gjë ndërsa nëna e vajzës filmon gjithçka. “Ec ec shtoje shpejtësinë, coje të paktën në 100 km/h, mos ki frikë” urdheron babai të bijen. 8-vjeçarja ka ecur për rreth 5 minuta me makinë në rrugët e Shën Petërburgut në Rusi.

A duket ky fëmijë si Mario Balotelli?

Prindër të sëmurë mund të bëjnë gjëra të çuditshme. Të tillë janë prindërit e këtij fëmije që kanë “pikturuar” fëmijën për ta bërë të duket njësoj si ylli i futbollit Mario Balotelli. Çokollata shihet në të gjithë fytyrën dhe kokën fëmijës ndërsa ka shumë pak gjasa ta ketë kuptuar se çfarë po ndodh me te

Po bënte dashuri pas një peme, e pëson nga luani

Një grua gjeti vdekjen, ndërsa u sulmua nga një luan në kohën që po bënte dashuri me të dashurin pas një shkurreje në Afrikë. Sharai Mawera ishte duke shijuar një moment pasioni me të dashurin e saj, kur luani ka ardhur nga mbrapa, duke iu hedhur menjëherë në qafë. Partneri i saj, i cili nuk është identifikuar mësohet se ka vrapuar i zhveshur në një përpjekje për të dhënë alarmin sa më shpejt. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por nuk ka mundur të qëllojë dot mbi kafshën, transmeton Panorama. Sipas dëshmitarëve viktima dhe i dashuri i saj, një peshkatar, takoheshin shpesh në këtë vend pasi ishte i preferuari i tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin e Kariba, në Zimbabven veriore.

Fëmija fluturon nga kati i tretë, bie sërish në këmbë (Video)

Një 4-vjeçar nga Kolorado ka pasur dëshirë të madhe për të bërë një lojë paksa të rrezikshme. Dylan Hayes, pak ditë më parë, ka arritur të hidhet nga dritarja e katit të tretë të shtëpisë së tij. Vogëlushi, jo vetëm që nuk ka pësuar asnjë dëmtim, por në mënyrë të pabesueshme ra në këmbë. Sipas asaj që tregon e ëma, Dylan duhet të jetë kacavirrur te divani që ajo e kishte afruar me dritaren për të pastruar tapetin. Fëmija, me synimin për t’u bërë si “Superman”, duhet të ketë arritur të fluturojë nga dritarja, për të rënë në tokë pa pësuar asgjë, edhe pse bëri disa salto.

Së shpejti iPhone 6 do ta keni në duar

IPhone 6 është duke u përgatitur për të hyrë në treg në fillim të qershorit.Ekspertët gjithashtu tregojnë se celulari do të jetë i pajisur me një aparat HD super. IPhone 6, gjithashtu i quajtur jozyrtarisht e 5s iPhone, do të jetë shtëpi për një ekran 4.8-inch, deri nga katër-inch. Apple është duke menduar gjithashtu për të bërë celularin e shtatë të gjeneratës së saj në dispozicion në një mori mundësish të reja, duke përfshirë edhe ngjyra rozë, të verdhë, blu, jeshile, të purpurt, të kuqe dhe argjendi, propozoj./fish media/

Kjo është dashuri: E mbron me trup veturën nga breshëri

Kjo eshte dashuri e paster per makinen. Nje burre ka hypur siper makines se tij dhe e mbron ate nga shiu bresher , duke mos e lene te qendroj siper makines por per ta nxjerrur jashte

Shikoni se Ku i jet Traktori (video)



Messi do të largohet nga Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka bërë të ditur se në një të ardhme do të largohet nga Nou Camp për të kaluar në radhët e skuadrës, Newell’s Old Boys ku edhe e nisi karrierën e tij. “Nuk e di se kur do të ndodh, por sigurisht se do të luajë për Newell’s Old Boys. Dua të luaj në ligën e Argjentinës sepse ajo ka rëndësi të madhe për mua”, deklaroi Messi për mediet argjentinase. Messi u largua nga qyteti i tij i lindjes Rosario në vitin 2000 si 13 vjeç, dhe iu bashkua Barcelonës. Ai ka kontratë me gjigantin katalan deri më 2018, kur do të jetë 31 vjeç. Me fanellën e Barcelonës ka zhvilluar 369 ndeshje, shënoi 303 gola dhe fitoi 17 tituj përfshirë tre herë Ligën e Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës.

Facebook me fytyrë të re, ja çfarë ndryshon

Facebook ka prezantuar sot ndryshime të konsiderueshme në atë që quhet “News Feed” apo faqja e parë që përdoruesit shohin kur hyjnë në rrjetin social. Vetë themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg duke prezantuar të rejat e përshkroi “News Feed” si një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar. Imazhet dhe artikujt janë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lehtë shikimin për ekranet e celularëve. Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre te pare, një për muzikën, një për fotot, një për publikimet, showbiz apo firmat e veshjeve. Kjo e fundit është përmirësuar pas ankesave të reklamuesve se ndjekësit e tyre e kanë të vështirë të shohin çdo postim që ata bëjnë. Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm 25% të faqes së parë. Facebook ka bërë me dije se ndryshimet do të implementohen menjëherë në PC, ndërsa më vonë edhe në versionet e celularëve.

Fytyrat e ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës.(FOTO-LAJM)

Fotograf Lalage Snow mori një udhëtim 8-mujor në Afganistan, me portrete të ushtarëve britanikë para, gjatë dhe pas shërbimit të tyre në zonën e luftës. Në disa fotografi mund ta shihni transformimin e qarte e djemvje nga nje djalosh i pa fajshem, ne luftetar e me pas nje burre.



Jakup Krasniqi - Prezenton Vajzen e tij Bukuroshe (Video)


Edhe kjo u pa në futboll! (VIDEO)

Një ngjarje e rrallë dhe interesante u pa në ligën e futbollit të Kazakistanit. Një gyp kishte shpërthyer në fushë në këndin e stadiumit duke bërë që uji të përfshijë një pjesë të stadiumit. Për të larguar ujin zyrtarët e stadiumit kishin sjellur edhe një mjet që largonte ujin nga fusha. Por gjersa ajo bënte punën e saj, lojtarët vazhdonin të luanin në fushën e mbuluar me ujë. Punët u vështirësuan në një ekzekutim të kornerit ku uji kishte kapluar atë pjesë. Dy lojtarë me dorë e ekzekutuan kornerin por që gjyqtari urdhëroi që të përsëritej.

Katër gra analfabete e mësuan Kur’anin përmendsh

Katër gra të Arabisë Saudite, të moshës 46 deri në 74 vjet, janë nderuar këtë javë me shpërblime – pasi që kanë arritur të mësojnë librin e shenjtë mysliman, Kur’anin, përmendsh. Gjatë gjashtë vjetëve të kaluara – në një qendër të specializuar – ato e kanë mësuar Kur’anin, duke i dëgjuar gratë të tjera, mësuese, teksa e lexonin atë më zë. Ato e kanë mësuar Kur’anin kaptinë për kaptinë, derisa e kanë mësuar në tërësi, raporton gazeta arabe Sabq. Drejtori i qendrës, sheiku Ibrahim al Barakati ka deklaruar për media se, gratë janë nga qyteti saudit Laith – ndërsa janë të moshës, 46, 52, 55 dhe 74-vjeçe. Ai ka shtuar se ato kurrë në jetën e tyre nuk kishin qenë në shkollë. Kur’ani ka më shumë se 600 faqe, 114 kaptina – respektivisht sure. /Dukagjini.com

Kështu nuk pastrohet bora! (VIDEO)

Një slloven nuk është treguar mendjemprehtë kur ka dashur të pastronte pullazin e shtëpisë nga bora, megjithatë, falë reflekseve ai ka shpëtuar nga më e keqja. Slloveni duket se ishte mësuar të pastronte me lopatë borën në oborrin e shtëpisë së tij, mirëpo kur një gjë të tillë provoi ta bënte në kulmin e shtëpisë, gjërat i shkuan mbrapshtë. Megjithatë, në aksidentin ‘e vogël’ ai pati fat dhe nuk u lëndua. Video-materialin e kësaj ngjarjeje mund të shikoni në vijim. /Dukagjini.com

Me ndihmën e gjarpërinjve kap lepurin (VIDEO)

Andrew Ucles nga Australia e rrezikon jetën e vet – madje edhe atëherë kur nuk është nevoja për një gjë të tillë – pasi që kohë më parë, ky person ishte përpjekur të kapte një lepur me ndihmën e gjarpërinjve helmues. Australia, përndryshe, është e njohur si vend me shtazët më të rrezikshme në botë, ku jetojnë një numër i gjarpërinjve shumë helmues. Pasi që i pëlqejnë aventurat, Andrew kishte vendosur të kapte një prej lepujve me dinak në botë – dhe atë në mënyrën më të pazakonshme që ekziston. Ky djalosh, me këtë rast, ka shfrytëzuar dinakërinë – dhe me gjarpër helmues ishte përpjekur të kapte lepurin. Se sa ka pasur ai fat, shikojeni në video-materialin e postuar në vijim. /Dukagjini.com

Si mund të bëheni mjeshtër të biliardit – fare thjeshtë? (VIDEO)

Një ekip i studentëve nga Universiteti Algarve në Portugali ka zbuluar një simulim perfekt kompjuterik, i cili ndihmon shumë në lojën e biliardit. Mu sikurse edhe në kompjuter, respektivisht në lojërat e popullarizuara online të biliardit, ju tash mund të luani një lojë precize edhe pa i ditur mirë rregullat e lojës. Ky grup i studentëve, adhurues të madh të lojës ‘Snooker’, ka ndërtuar një simulim kompjuterik, i cili me ndihmën e laserit – që paraqitet në tavolinën/fushën e lojës – tregon mënyrën më të lehtë për futjen e topit në vrimën e dëshiruar. Ky video-xhirim prezanton precizitetin e paparë që kompjuteri e nxjerrë, nëpërmjet laserit, në kohë reale në fushën e lojës. /Dukagjini.com

A është ky Facebook Wall më i mirë në botë?

Që disa ditë me radhë në Facebook po qarkullon një fotografi nga India, që paraqet një tempull indian, fasada e të cilit është ndërtuar sipas modelit të Facebookut. Siç mund ta shihni edhe në këtë foto, Facebook wall paraqet perëndeshën e diturisë Saraswati, ndërsa miqtë e saj janë, perënditë të tjera indiane, siç janë: Krishna, Laxmi, Shiva, Kali etj. Në mesin e informatave të tjera që ofron ky profil në Facebook, bëhet e ditur se Saraswati u lind dhe jeton në Swarglok, që në gjuhën indiane do të thotë parajsë.

Nga sot Facebook ndryshon pamjen, ja si duket (FOTO)

Nga sot Facebook do ta ndryshojë pamjen. Bëhet fjalë për ndryshime në faqen parë në të cilën identifikohemi në këtë rrjet social. Do të ketë një filter për fotografitë nga Facebook dhe Instagram, si dhe filter për muzikë i cili na tregon se çfarë janë duke dëgjuar miqtë tuaj.|albtime|


Fansi i United padit gjyqtarin ne polici

Një adhurues 18-vjeçar i Manchester United, ka raportuar në polici gjyqtarin, Cuneyt Cakir sepse i tregoi kartonin e kuq idhullit të tij, Louis Nani. Adhuruesi ishte aq i mërzitur në lidhje me vendimin e gjyqtarit për përjashtimin e lojtarit portugez të 'Djajtë të Kuq', sa që vendosi për të raportuar rastin në policinë e Notinghamshire. Por, pasi morri disa sqarime nga autoritetet policore, adhuruesi i ‘çmendur’ i Unitedit më pastaj u kërkoi falje oficerëve të policisë për kohën që u kishte humbur atyre dhe me këtë rast, kundër 18-vjeçarit nuk është ngritur asnjë akuzë. Kryeinspektori i policisë së Notinghamshire, Ted Antil tha se adoleshenti mund të dënohej për raportimin e rremë, por që e kanë falur pasi që ai është i ri dhe nuk ishte në dijeni për veprën që po e bënte. "Adoleshenti nuk ishte në dijeni të pasojave për raportim të rrejshëm. Por, pasi morri sqarimet e duhura dhe na kërkoi falje, ne e liruam," tha Antil. Gjyqtari kryesor i ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Manchester United dhe Real Madrid, Cakir, në minutën e 56-të ka përjashtuar nga ndeshja portugezin e United, Nani, pas një ndërhyrje të ashpër kundër mbrojtësit të Realit, Alvaro Arbeloas.

Kafeneja Jone : (Promo) episodi 312

Ronaldo shënon, Maradona puth të dashurën (video)

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona në shoqëri të të dashurës së tij, 22 vjeçares Rosie Heraldin Olivie e ka përcjellë revanshin e së tetës së finales të Ligës së Kampionëve ndërmjet Manchester United dhe Real Madridit. Në lozhën ceremoniale të “Old Traffordit”, Maradona nuk i ka fshehur emocionet, duke u puthur embel me të dashurën e tij, edhe pse ishte i rrethuar nga kamerat dhe aparatet fotografikë. (ORAinfo)

Apple ka filluar prodhimin e iPhone 5S

Sipas blogut japonez për Apple thuhet se prodhimi i iPhone 5S tashmë ka filluar. Burimet e afërta të Macotakara tregojnë që Foxconn ka filluar prodhimin e pjesshëm të iPhone 5S. Macotakara ka shkruar qe iPhone 5S është duke u ndërtuar në linjën e njejtë prodhuese me atë të iPhonë 5. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit po qarkullojnë thashethemet rreth datës së lansimit të pajisjes më të re telefonike nga Apple. Një analist teknologjik ka deklaruar se iPhone 5S do të dal në treg në gusht ndërsa një tjetër ka parashikuar muajt qershor-korrik. Cilido nga këto dy supozime të jetë i saktë, është e logjikshme që prodhimi të filloj në muajin mars. Sipas spekulimeve të fundit, 5S do të përdor procesorin A7 të Apple dhe kamerë më të sofistikuar të bazuar në teknologjinë LED. /Indeksonline/

Ferguson: Referi i dha të kuq Nanit sepse nuk i dhashë një sakëz

Alex Ferguson, trajneri I Man Utd I cili është I njohur për konsumimin e sakëzave me mint dhe bombonave negro pas humbjes së sontme ndaj Real Madrid-it deklaroi se e gjitha ishte për shkak të një sakëzi. Ferguson për Tv Liria tha : “Para ndeshjes referi turk më kërkoi një sakëz sepse siq tha ai nuk I kishte provuar asnjëherë disa të tillë, por unë nuk kisha sepse I futa të gjithë në gojë nga stresi që kisha.” Alex Ferguson shtoi se nga inati që nuk I dhashë ai ja futi të kuq Nanit, por po ta dija do ia blija një paqetë vetëm të kualifikoheshim. /Llafet.com/

Formacionet zyrtare: Man United-Real Madrid

Janë zyrtarizuar formacionet e derbit mes Manchester United dhe Real Madrid. Supersfida e Ligës së Kampionëve do të filloj me këto formacione: Manchester United: De Gea, Rafael, Vidic, Ferdinand, Evra, Carrick, Cleverley, ëelbeck, Nani, Giggs, and Van Persie. Real Madrid: Diego Lopez Arbeloa, Varane, Sergio Ramos, Coentrao, Khedira, Xabi Alonso, Di Maria, Ozil, Cristiano Ronaldo, and Higuain.

Kush e ka pa pulen te Harlem Shake i Stupcave ?


Facebook me dizajn të ri, gjatë javës!

Gjatë kësaj fundjave, rrjeti më i madh social në botë Facebook.com ka ftuar gazetarët e mediave më të mëdha botërore në një ngjarje ekskluzive në të cilën thuhet se do të prezantohet dizajni i ri i faqes. Ngjarja e cila mbahet më 7 mars, përveç kohës dhe vendit nuk jep shumë detaje rreth temës për të cilën do të fliten, apo ndonjë imazh të dizajnit të ri të faqes. Mirëpo, sipas disa burimeve jo-zyrtare të cilat pohimet e tyre i kanë bazuar në funksionin e ri të Facebook, motorin e kërkimit Graph Search, thuhet se krejt ngjarja do t’i kushtohet dizajnit të ri të listës së postimeve dhe lajmeve që përdoruesin kanë në faqet e tyre brenda rrjetit social, dhe se dallimet më të vërejtshme do të jenë në madhësinë e fotografive që postohen në rrjetin social, më shumë hapësirë në ngjyrat bardh e kaltër, ndërsa dizajni i ri pritet të shfaqet edhe në aplikacionet e saj mobile për të gjitha platformat mobile, transmeton BW. Sipas Mashable, Facebook do të sjell dizajn të ri edhe të Timeline, ku ndryshimet më të mëdha do të jenë në radhitjen e informatave të përdoruesit, paraqitja e historikut të profilit, si dhe ndërrimin e lokacionit dhe kohës në fotografinë e profilit të secilit përdorues.