Si mund të bëheni mjeshtër të biliardit – fare thjeshtë? (VIDEO)

Një ekip i studentëve nga Universiteti Algarve në Portugali ka zbuluar një simulim perfekt kompjuterik, i cili ndihmon shumë në lojën e biliardit. Mu sikurse edhe në kompjuter, respektivisht në lojërat e popullarizuara online të biliardit, ju tash mund të luani një lojë precize edhe pa i ditur mirë rregullat e lojës. Ky grup i studentëve, adhurues të madh të lojës ‘Snooker’, ka ndërtuar një simulim kompjuterik, i cili me ndihmën e laserit – që paraqitet në tavolinën/fushën e lojës – tregon mënyrën më të lehtë për futjen e topit në vrimën e dëshiruar. Ky video-xhirim prezanton precizitetin e paparë që kompjuteri e nxjerrë, nëpërmjet laserit, në kohë reale në fushën e lojës. /Dukagjini.com