Ja si shpëtohen drerët mbi akull (Video)

Autoritetet kanadeze aplikuan një “teknikë” të vecantë për shpëtimin e dy drerëve që kishin mbetur mbi sipërfaqen ujërave të ngrirë të një liqeni në Skocinë e Re. Bëhet fjalë për një drenushë dhe të voglin e saj. E ndërsa i vogli e kishte më të lehtë të manovronte mbi sipërfaqen e akullt të liqenit, nëna e tij e kishte të pamundur të ngrihej. Autoritetet shmangën ndërhyrjen në sipërfaqe për shkak të rrezikut të thyerjes së akullit. Për këtë u thërrit ndihma nga ajri. Një helikopter mbërriti mbi liqen, e ndërsa dreri i vogël u largua menjëherë drejt bregut, nëna e tij mbeti në vend. Kur u afruan mbi të, piloti i helikopterit vuri re se ajri i cliruar nga helikat zhvendoste drerin mbi akull. Ai vazhdoi kështu deri kur dreri mbërriti në breg ku u kap nga dy vullnetarë të mbrojtjes së kafshëve. Ata e tërhoqën menjëherë në tokë, ndërsa për pak minuta, kafsha vuante një bllokim muskujsh. Megjithatë asgjë serioze, si nëna ashtu edhe vogëlushi i saj shpëtuan paq nga aventura e tyre e pakëndëshme.