Gruaja e martuar me 5 burra të cilët janë vëllezër (Foto)

Rajo Verma është një 21-vjeçare indiane e cila ka 5 bashkëshortë, të cilët janë vëllezër me njëri-tjetrin. Amvisa ka dhe një fëmijë, por nuk e di se kush është babai sepse ajo fle me një burrë të ndryshëm çdo natë. “Në fillim ishte paksa e çuditshme, por unë nuk kam një të preferuar. I dua të gjithë njësoj”, shprehet gruaja indiane për ‘The Sun’. Vëllai i madh thotë: “E konsideroj Rajon si gruan time dhe fle me të, ashtu siç bëjnë edhe vëllezërit e mi.” Vetë Rajo nuk e ka problem këtë zakon: “Edhe nëna ime ka qenë e martuar me tre burra që ishin vëllezër, kështu që isha e përgatitur.Fle me radhë me secilin prej tyre. Marr më shumë vëmendje se shumica e grave të tjera që kanë vetëm një partner.”