Apple ka filluar prodhimin e iPhone 5S

Sipas blogut japonez për Apple thuhet se prodhimi i iPhone 5S tashmë ka filluar. Burimet e afërta të Macotakara tregojnë që Foxconn ka filluar prodhimin e pjesshëm të iPhone 5S. Macotakara ka shkruar qe iPhone 5S është duke u ndërtuar në linjën e njejtë prodhuese me atë të iPhonë 5. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit po qarkullojnë thashethemet rreth datës së lansimit të pajisjes më të re telefonike nga Apple. Një analist teknologjik ka deklaruar se iPhone 5S do të dal në treg në gusht ndërsa një tjetër ka parashikuar muajt qershor-korrik. Cilido nga këto dy supozime të jetë i saktë, është e logjikshme që prodhimi të filloj në muajin mars. Sipas spekulimeve të fundit, 5S do të përdor procesorin A7 të Apple dhe kamerë më të sofistikuar të bazuar në teknologjinë LED. /Indeksonline/