A është ky Facebook Wall më i mirë në botë?

Që disa ditë me radhë në Facebook po qarkullon një fotografi nga India, që paraqet një tempull indian, fasada e të cilit është ndërtuar sipas modelit të Facebookut. Siç mund ta shihni edhe në këtë foto, Facebook wall paraqet perëndeshën e diturisë Saraswati, ndërsa miqtë e saj janë, perënditë të tjera indiane, siç janë: Krishna, Laxmi, Shiva, Kali etj. Në mesin e informatave të tjera që ofron ky profil në Facebook, bëhet e ditur se Saraswati u lind dhe jeton në Swarglok, që në gjuhën indiane do të thotë parajsë.