Tevez, ‘turpi’ i futbollit modern (Video)

Carlos Tevez përfaqëson anën negative të futbollit. Kështu mendon mesfushori i Olympique Marseille, Joey Barton i cili lansoi kritika të ashpra në drejtim të sulmuesit të Manchester Cityt.‘Është një mercenar. As unë nuk jam melaqe por Tevez është diçka tjetër’, deklaroi Barton gjatë një interviste për The Times. ‘Ai hyri në grevë për gjashtë muaj në klubin e tij, u kthye në Argjentinë për të luajtur golf në pritje të një transferimi. Nëse ky nuk është përfaqësimi më i keq në futbollin modern, nuk e di se cili është’, u shpreh Barton i cili ishte përplasur me Tevezin dhe futbollistë të tjerë të Cityt në xhiron e fundit të sezonit të shkuar në Premierligë në ndeshjen Man City-QPR.