Shqiponja rremben femijen ne Canada (Video)

Një ngjarje e frikshme por me një fund të gëzuar është regjistruar në një park të Montrealit në Canada. Një shqiponjë për pak sa nuk ka rrëmbyer një fëmijë një vjeçar të ulur në lëndinë. Shqiponja ka arritur të ngrejë rreth një metër në ajër vogëlushin por pa mundur që ta rrëmbejë atë. Personi që shoqëronte fëmijën është tmerruar nga kjo ngjarje ndërsa fëmija nuk pësuar asnjë dëm. Kjo skenë është filmuar dhe videoja po bën xhiron e botës. Shqiponja e artë, është shpendi grabitqar më i madh në Amerikën e Veriut dhe mund të fluturojë deri në 150 milje për orë. /albeu.com/