Po vjen Ibra, goli në 180 km në orë (Video)

Zlatan Ibahimovic ka shënuar edhe një gol të çmendur. Sulmuesi suedez ka realizuar në humbjen e PSG-së nga Nice një gol që do të mbahet mend në ligën franceze. Ibra shënoi nga gjuajtja e lirë gol nga goditja e cila kapi shpejtësinë e gjuajtjes në 180 km në orë. Shpejtësia e gjuajtjes është vërtetuar pas ndeshjes, ndërsa kjo goditje është një nga më të fortat sivjet në futbollin evropian.