Mercedes i kundërpërgjigjet BMW X6 (Foto)

Në fillim të vitit 2014, Mercedes pritet që të nxjerrë në treg një makinë coupe të klasit M, që pritet të sfidojë modelin X6 të BMW-së. Mes tyre ka një rivalitet të përjetshëm.Pavarësisht se do të jetë coupe, makina ka hapësirë të bollshme edhe pas. Fuoristrada vjen në versionet me gjashtë dhe tetë cilindra dhe me 258 dhe 525 kuaj fuqi. Çmimi pritet të nisë nga 63 mijë euro. Klasi M i Mercedes-it preferohet jashtëzakonisht shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë në këtë kategori janë katër konkurrentë të fortë nga Gjermania: Audi Q7, BMW X5, Porsche Cayenne dhe Mercedes klasi M.