Megjithatë e montuar: Tre studentë e krijuan videon e shqiponjës që rrëmben fëmijën

Pamjet tronditëse në të cilat shihet një shqiponjë tek vërsulet dhe kapë me kthetra një fëmijë në një park në Montreal, është parë nga 1.2 milion vetë në rrjetin YouoTube. Por, në fund doli se videoja është një montazh. Tre studentë të Departamentit të animacionit tredimensional në Qendrën NAD në Montreal, shpjegojnë se “shqiponja dhe fëmija janë krijuar përmes animacionit 3D e më pas janë vendosur në film”. Qendra NAD u ka dhënë mirënjohje studentëve Normand Archambault, Loic Mireault dhe Felix Marquis-Poulin, për shkathtësitë e tyre dëshmuara, që vërtetohen edhe nga shikueshmëria dhe nga fakti se videoja ka tronditur të gjithë ata që e kanë parë! /Telegrafi/