Me këtë top i mbijeton katastrofave e fundit të botës (Foto)

Edhe dhjetë ditë na ndajnë nga data e famshme 21 dhjetor, që ka terrorizuar shumë njerëz në mbarë globin. Supozohet se sipas kalendarit Maja, në atë ditë do jetë apokalipsi ose fundi i botës. Kinezët duket se e kanë marrë më seriozisht nga të gjithë. Një fermer, i quajtur Liu Qiyuan, ka krijuar këto topa, që thotë se do i shpëtojnë njerëzit nga fundi i botës. Topat qëndrojnë mbi ujë dhe brenda kanë hapësirë për 14 njerëz. Ka rripa sigurimi si dhe depozita oksigjeni. I frymëzuar nga filmi ‘2012’, ai thotë se këto Arka të Noas do të jenë një biznes i mirë. Fermeri shpreson se ato do blihen edhe për tu përdorur në raste uraganesh apo cunami.