Kalon kriza për kijametin, asteroidi kalon përskaj tokës! (Video)

Asteroidi Toutatis kaloi afer Tokes, pa shkaktuar deme ne planetin tone. Cdo hipoteze katastrofike u rrezua, edhe sepse asteroidi ne fjale eshte nje vizitues qe kalon here pas here ne anet tona. Kete vit, udhetimi i tij ishte prej rreth 6.9 milione kilometrash nga Toka, ose plot 1.5 milione kilometra më larg nga sa ishte ne vitin 2004, atehere kur kalimi i tij procedoi plotesisht i sigurte. I sakte si nje ore ne orbiten e tij qe zgjat prej kater vitesh, Toutatis arriti piken maksimale te afrimit gjate mengjesit te sotem. Te shumte ishin edhe instrumentet e mobilizuar per te vezhguar te gjithe rrugetimin e tij (shihni videon e meposhtme). Nderkohe qe bashke me ate i kane bere “vizite” Tokes edhe dy asteroide me te vegjel: 2012 XE54 me diameter prej 36 m, kaloi ne brendesine e orbites henore dhe u zbulua vetem pak dite me pare, kurse 2009BS5, i gjere 15 metra, kaloi ne mes te rruges midis Tokes dhe Toutatis, ne nje distance rreth 8.4 here me te madhe sesa ajo Toke-Hene.