Ja vetura familjare e vitit

BMW 320d Touring në regji të revistës britanike ‘Top Gear’ është zgjedhur si vetura familjare e vitit. Ky titull është edhe më i rëndësishëm nëse dihet reputacioni i gazetarëve britanik të cilët pa kurrfarë ngurrimi i japin vlerësimet. Ndoshta pikërisht për këtë blerësit potencial më shumë i kushtojnë vëmendje titujt që i ndan Top Gear dhe ai evropian”Car of the Year”. Dhe pikërisht BMW 320d Touring nga ky ekip është zgjedhur top-vetura familjare.