Çfarë ndodh kur një burrë nuk rruhet për një vit?

Londër: Dave Phillips morri pjesë një vit më parë në lëvizjen Movember, një muaj pa u rruajtur. Por ai shkoj përtej duke ndejtur një vit. Tashmë ai po përgatitet të rruhet pas një viti për të puthur fëmijën e tij 14 javëshe, njofton 'as'. "Vajza ime ka lindur në shtator dhe është ajo arsyeja që do të rruhem pas një viti, pasi nuk e kam puthur asnjëherë", rrëfen 27-vjeçari.