Berluskoni paska nisur që të kursejë

36 milion euro në vit nuk janë pak. Menjëherë pasi u bënë të ditura detaje në lidhje me divorcin e ish- kryeministrit të Italisë, Silvio Berluskoni, duket se ky i fundit ka nisur kursimet. Në Romë ai vendosi të marrë trenin për në Milano, së bashku me të fejuarën e re, Françeska Paskale. S’ka më limuzinë, avion privat, thjesht një biletë treni. Dhe kjo nuk është se kushton pak pasi klasi ekzekutiv është rreth 200 euro. Ish- kryeministri italian duhet të paguajë për ish- gruan e tij, Veronika Lario, 36 milion euro në vit. I bie 3 milion euro në vit për 56 vjeçaren. Megjithatë Berluskoni ka arritur të mbajë vilën e tij Belvedere, me një vlerë prej 78 milion euro. Edhe në firmat e shumta të Berluskonit, Lario nuk do ketë pjesë./Indeksonline/